Flash

Mrekulli, tre persona nxirren të gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi (VIDEO)

Lapsi.al 18 February 2023
Mrekulli, tre persona nxirren të gjallë nga rrënojat e
Nga rrënojat e pallatit Kanatlı në qytetin Hatay janë shpëtuar 296 orë pas tërmetit tre persona, njëri prej tyre fëmijë. Ekipet kryen punime të kërkim-shpëtimit në rrënojat e një ndërtese të shembur në rrugën Türkmenbaşı në lagjen General Şükrü Kanatlı. Në punimet intensive të kryera nga ekipet e kërkim-shpëtimit në mesin e të cilëve morën pjesë edhe ato të ardhur nga Kirgistani, u identifikuan të gjallë 3 persona. Ekipet u intensifikuan në zonën e identifikuar në rrënoja dhe 296 orë pas tërmetit shpëtuan një grua, një burrë dhe një fëmijë identitetet e të cilëve nuk janë përcaktuar ende. Të lënduarit u dërguan në spital me ambulanca.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI