Flash

Ofertë e përbindshme për Manchester United: kush është Jassim Bin Hamad Al Thani

Lapsi.al 18 February 2023
Ofertë e përbindshme për Manchester United: kush është

Familja Al Thani po përgatitet të marrë në dorë një tjetër klub të elitës në futbollin evropian. Pas PSG-së, një tjetër anëtar i familjes mbretërore të Katarit ka bërë një ofertë monstruoze për të blerë Manchester United nga Glazers. Sipas zbulimeve të bëra, Jassim Bin Hamad Al Thani ka vënë gjashtë miliardë euro në tavolinë për kontrollin total të Red Devils. Por kush është Jassim Bin Hamad Al Thani? Nipi i Tamim bin Hamad Al Thani, emir i Katarit dhe pronar i PSG-së. Bankieri që synon United është djali i ish-kryeministrit të Katarit Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani. Fis edhe me pronarin e Manchester Cityt, Mansur bin Zayd Al Nahyan, kushëri i Tamim Al Thani, Jassim është presidenti i një prej bankave më të mëdha në Katar: "Qatar Islamic Bank", QIB.

Për momentin nuk është e qartë se sa është pasuria personale e Sheikh Jassim. Por ai është sigurisht një nga sipërmarrësit më të shquar në Katar. Ai është djali i një prej figurave më të fuqishme në vend midis viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000. Bankieri që dëshiron të blejë United është një ekzekutiv i nivelit të lartë. Ai zotëron burime pothuajse "të pakufizuara" dhe ambicie të mëdha.

Banka e së cilës ai është president është në fakt institucioni më i madh islamik në vend. QIB ka zyra edhe në Liban, Mbretërinë e Bashkuar dhe Sudan. Një profil i lartë, pjesë integrale e familjes në pushtet të Katarit me akses në kapital shumë të rëndësishëm dhe i rritur në luks. I ati i tij është përfshirë nga Forbes ndër njerëzit më të pasur në botë, me pasuri prej 1.36 miliardë dollarësh. Në vitin 2015 babai i Jassim bleu pikturën "Gratë e Algjerit" të Pablo Picasso për 180 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI