Flash

Sakrilegj në Napoli: grabitet këmba e majtë 3D e legjendës Diego Maradona

Lapsi.al 18 February 2023
Sakrilegj në Napoli: grabitet këmba e majtë 3D e legjendës

Vjedhje e zhurmshme në Napoli. Pas fitores ndaj Sassuolo, gjatë natës dikush ka vjedhur fotografinë e këmbës së majtë të legjendës Diego Maradona. Vepra që është rezultat i një skanimi tredimensional të të majtës magjike të fenomenit të dikurshëm argjentinas, ishte ekspozuar në Lagjen spanjolle, përballë muralesit gjigant të "Pibe de oro". Një homazh i dhënë popullit napolitan nga miku dhe menaxheri historik i Diegos, Stefano Ceci.

Lexo më tej: FOTO/ Maradona shfaqet prapë në stadium: i gjallë apo vegim, në Argjentinë po çmenden nga njeriu misterioz

E vogël në përmasa, piktura foto 3 D e këmbës së Diego Maradona ishte pozicionuar në Via Emanuele de Deo. Ajo u vendos përballë mega pikturës së Maradonës të realizuar në vitin 1990, në rastin e titullit të dytë të Napolit, në fasadën e një ndërtese gjashtëkatëshe. Për momentin ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur. Nuk ka asnjë detaj që mund të japë një ide të ngjarjes, por vjedhja në qytet po bën shumë bujë. Duke patur parasysh dashurinë idilike që në Napoli kanë për Maradona, kjo vjedhje quhet një sakrilegj i vërtetë. Mbi të gjitha sepse vepra konsiderohet si një relike historike për tifozët napolitanë. Një lloj "relike" e futbollit për t'u nderuar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI