Flash

Të hënën protestë për vrasjen e vajzës nga Kenia: Gazetarja: Ka ministra të përfshirë në manipulimin e ngjarjes

Lapsi.al 18 February 2023
Të hënën protestë për vrasjen e vajzës nga Kenia:

Të hënën në orën 17:00 pritet të organizohet një protestë përpara Prokurorisë së Tiranës për të kërkuar drejtësi për vrasjen barbare të Xhoit, vajzës nga Kenia. Ajo u dhunua dhe u vra në mënyrë mizore në moshën 22-vjeçare, ndërkohë që autori është i lirë.

Protesta ‘Drejtësi për Xhoin’ është organizuar në mediat sociale.

Në lidhje me këtë çështje foli një ditë më parë edhe kreu i opozitës, Sali Berisha. Ai tha se qeveria po fsheh krimin.

“Një qeveri e inkriminuar. Kush e vrau vajzën nga Kenia, kush e fsheh krimin? Këta e fshehin krimin, por e vërteta do të dalë. Këta janë të inkriminuar fund e krye,” tha Berisha.

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi para pak ditësh se pas vdekjes së 22-vjeçares keniane, që punonte në një kazino në Tiranë, fshihen ministra të qeverisë Rama. Sipas saj, kjo shpjegon faktin që kjo ngjarje u fsheh dhe u servirën prova dhe dëshmi të rreme.

“Është e vështirë se këtu janë familjarë të ministrave të kabinetit të qeverisë Rama direkt mbrapa kësaj ngjarjeje. Dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me punën e saj. Unë si gazetare kam pyetur cilët janë këta njerëz që e kanë parë për herë të fundit dhe e shoqëronin viktimën dhe këta na dalin që janë njerëz shumë të lidhur me ministra të qeverisë Rama. Momenti që ngjarja u fsheh, u dhanë dëshmi të rreme, u çuan prova të reja. Fakti që vetmja që mund të thoshte diçka dhe ajo nuk ndodhet këtu, fakti që janë hequr të gjitha shpenzimet e kurimit, iu mbyll goja dëshmitarëve. Merrni emrin e të dashurit, merrni mbiemrin dhe bëni lidhjen”, tha gazetarja në emisionin 'Now' në Euronews Albania.

Të këshilluara

Moti në fundjavë, rriten temperaturat

Presioni i lartë atmosferik po dominon Europën Qëndrore duke u furnizuar me rryma ajri të ngrohta Subtropikale nga pjesa veriore Afrikës të cialt do të sjellin ...

08:33

Arrestohet “skifteri” 25-vjeçar në Berat

Një 25-vjeçar nga Berati është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia. Në kuadër të operacionit policor të koduar “The shadow” u vu në pranga Andrea Zerollari. ...

19:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI