Flash

Tërmeti në Turqi, Christian Atsu nuk ia doli dot: u gjet pa jetë nën rrënoja

Lapsi.al 18 February 2023
Tërmeti në Turqi, Christian Atsu nuk ia doli dot: u gjet pa jetë
Pas ditësh kërkimesh, shpresash, lajmesh dhe mohimesh, Christian Atsu nuk ia doli dot. Sulmuesi anësor 31-vjeçar i Hatayspor u gjet i pajetë nën rrënojat e ndërtesës ku jetonte në Antioki, në jug të Turqisë. Lajmi u raportua nga agjencitë e shtypit, duke përfshirë Agi. Edhe menaxheri i tij gjithashtu e konfirmoi, i cituar nga agjencia private turke DHA: "Trupi i pajetë i Atsu u gjet nën rrënoja. Gjërat e tij personale janë ende duke u kërkuar. Telefoni i tij u gjet gjithashtu." ka thënë Murat Uzunmehmet. Sipas mediave turke, ish-sulmuesi I Chelsea e Newcastle në Angli, ishte nën rrënojat e rezidencës Rönesans. Ajo është një kullë 12-katëshe që u shemb nga tërmeti. Ambasada e Ganës në Turqi dhe Federata e Futbollit të Ganës fillimisht pretenduan se sulmuesi ishte gjetur i gjallë. Por më vonë ky informacion u zbulua se ishte i rremë. Ndërtuesi i rezidencës luksoze të kthyer në gërmadhë, ku besohet se janë varrosur 800 persona, u arrestua javën e kaluar. Atsu iu bashkua klubit turk Hatayspor shtatorin e kaluar. Një fatkeqësi duke qenë se klubi me qendër në provincën e Antiokisë, ishte pranë epiqendrës së tërmetit masiv që goditi Turqinë më 6 shkurt. Lexo më tej:Atsu u deklarua i shpëtuar, klubi e përgënjeshtron: ngatërruan person, lojtari është ende nën rrënoja

PRAPASKENA

Ditët e fundit ishte shfaqur edhe një prapaskenë tragjike. Në orët para tërmetit Atsu kishte anuluar rezervimin e një fluturimi për në Francë. Aty, supozohej se ai do të ribashkohej me familjen e tij. Vendimi për të qëndruar në Turqi kishte ardhur si rezultat i golit të shënuar në kohën shtesë në ndeshjen e një nate para tërmetit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI