Flash

Video/ Gruda nxjerr bllof Tafas e fundos Kukësin: Teuta vetëm një humbje në 9 ndeshjet e fundit

Lapsi.al 18 February 2023
Video/ Gruda nxjerr bllof Tafas e fundos Kukësin: Teuta vetëm një

Teuta mposhti Kukësin me rezultatin 1-0 në javën e 22 të Superiores, duke fituar përballjen e mbijetesës. Durrsakët largohen nga zona e rrezikut, ndërsa Kukësi është i parafundit, një pikë larg Bylis. Martini është më i qetë: në 9 ndeshjet e fundit ka vetëm një humbje dhe shpëtimi duket gjithnjë e më pranë. Vendosi Gruda me një gol autori në minutën e 25, ndërsa Kukësi qan penalltinë e humbur para pushimit.

Një ndeshje e kujdesshme e dy skuadrave, që pati impaktin më të mirë nga miqtë. Pas një diagonal të Dacit, ishte Ndreca që rrezikoi dy herë portën e Qirkos. Në minutën e 7 tentativa e mbrojtësit përfundoi jashtë. Por në të 22’ e sfidës Ndreca ishte i pafat, i ndalur nga shtylla, që i mohoi golin e sigurtë. Kthesa e ndeshjes erdhi pikërisht aty, sepse pas 3 minutash teuta mori avantazhin. Ildi Gruda i vetëm përballë Tafas e kaloi topin mbi portierin, duke vendosur ndeshjen. Dalje në kohë vonesë për portierin e Kukësit që e pa topin të përfundonte në rrjetë.

[video width="760" height="420" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/gru.mp4"][/video]

E megjithatë ndeshja mund të ndryshonte akoma. Sepse Daci, ndoshta shumë i karikuar kundër ish-skuadrës i dha një shkelm në fytyrë Mbarak. Penallti e pashmangshme, por Barbosa nuk e coi dot Kukësin të qetë në dhomat e zhveshjes. Braziliani humbi duelin me portierin Qirko që shpëtoi rezultatin.

Cfarë ndodhi në pjesën e dytë pastaj nuk pati shumë rëndësi. Shansin më të mirë e kishte Teuta, që mund të dyfishonte me Grudën. Këtë herë Bytyçi evitoi golin në linjë, ndërsa sulmet e fundit të Kukësit nuk ndryshuan asgjë. Pas kësaj fitore durrsakët u ngjitën në vendin e 7 me 28 pikë, ndërsa Kukësi zbret në vendin e 9 me 25 pikë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI