Flash

Lukaku i vë 'kapak' sherrit në Marassi: "Me Barellan shkoj në luftë, një nga shokët më të mirë që kam patur"

Lapsi.al 19 February 2023
Lukaku i vë 'kapak' sherrit në Marassi: "Me Barellan

“Nëse më duhet të zgjedh një lojtar për të shkuar në luftë, ai është Barella. Një nga shokët më të mirë të skuadrës që kam pasur në karrierën time”. Romelu Lukaku i jep fund grindjes me shokun e tij të skuadrës dhe kthen qetësinë në dhomat e zhveshjes, Gjatë ndeshjes në transfertën në Marassi kundër Sampdorias dy lojtarët u konfliktuan në fushë me gjeste e fjalë të rënda.

Gjithçka nisi pas një kontrolli të gabuar të topit nga sulmuesi belg, pasuar nga zhgënjimi flagrant i ish-lojtarit të Cagliarit. Ai bëri gjeste me krahë, të cilave Lukaku nuk duroi pa iu përgjigjur me zemërim: "Mjaft! Mjaft! Mos guxo, nuk bëhet kështu, nuk bëhet kështu, qepe!!!“. Në zemërimin e qendërsulmuesit, Barella nuk u frikësua dhe vazhdoi ta qortonte belgun, që në atë moment e rriti dozën: “Qepe gojën! Mjaft me ato krahë!”, e intimidoi ai. Një konflikt që ndau madje edhe tifozerinë zikaltër në dy kampe, një pjesë me italianin dhe tjetra me belgun.

Lexo më tej: Video/ Barella e kritikon me gjeste, Lukaku tërbohet: “Mos guxo, qepe gojën”

Por tani kontradikta në Marassi është lënë pas shpine e konfirmuar nga vetë Lukaku: “Gjithçka u zgjidh me Barella, nuk ka qenë kurrë problem. Marrëdhënia jonë ka qenë gjithmonë kështu”. E Inter vendosi të mos i gjobisë dy lojtarët.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI