Flash

Tatimet nxjerrin VIDEON: Ky inspektor i rremë u vë gjoba bizneseve

Lapsi.al 19 February 2023
Tatimet nxjerrin VIDEON: Ky inspektor i rremë u vë gjoba bizneseve

Administrata Tatimore ka identifikuar individë të caktuar që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, por nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore. Së fundmi, Tatimet kanë publikuar një video ku shihet sesi një person, i cili nuk është punonjës, prezantohet si i tillë në një subjekt privat. Tatimet i bëjnë thirrje qytetarëve që ta denoncojnë këtë person nëse e njohin, ose nëse ky i fundit u shkon pranë subjekteve.

“Duke marrë shkas nga denoncimet e disa bizneseve tatimpaguesve, viktima të mashtrimit nga individë, që nuk janë punonjës të Administratës Tatimore, por që prezantohen në subjekte si të tillë, DPT sqaron se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video, në Prokurorinë e Tiranës.

Në video një prej rasteve të siguruara nga kamerat e biznesit, pamjet e të cilave tregojnë personin në fjalë, i cili është paraqitur si Inspektor Tatimesh. Inkurajojmë çdo tatimpagues të japë kontributin e tij për të denoncuar rastet abuzive me qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre!”, thuhet në njoftimin e Tatimeve. /LAPSI.al

Të këshilluara

Covid-19/ 9 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 216 teste të kryera 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv për CO...

18:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI