Flash

Tensione në protestën e Bërxullës/ Të moshuarat bllokojnë rrugën e shtrihen në asfalt

Lapsi.al 19 February 2023
Tensione në protestën e Bërxullës/ Të moshuarat

Tensione në protestën e banorëve të Bërxullës.

Siç e kishin paralajmëruar, disa prej protestueseve të moshuara kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke u shtrirë në rrugën e makinave.

Ato kanë bllokuar rrugën dhe kanë refuzuar të ngrihen duke mos reaguar ndaj ndërhyrjes së efektivëve të policisë.

Të moshuarat kanë kërkuar ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar përplasjet me fjalë me policinë që ka kërkuar vazhdimisht largimin e tyre nga aksi dhe ka tentuar edhe zhvendosjen e tyre me forcë.

Sakaq, edhe vetë bashkëshortët e grave dhe familjarët e tyre u janë bashkuar efektivëve në thirrjen për largimin e tyre nga asfalti, por edhe ata kanë hasur në refuzimin e tyre.

Kujtojmë se prej 4 muajsh banorët e Bërxullës protestojnë në shenjë kundërshtie për projektin për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, pasi kërkojnë kompensim në bazë të vlerës së tregut. Banorët pohojnë se pavarësisht protestave të tyre, ata nuk kanë marrë asnjë reagim nga institucionet shtetërore.

Të këshilluara

Bordi cakton çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Karburanteve është mbledhur këtë të shtunë dhe ka vendosur të reflektojë uljen e çmimeve, pasi thotë se dhe në bursë ka pasur ndryshime. Nafta është ulu...

14:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI