Flash

Video/ Jackson ndalet nga shtylla: Egnatia ndal Vllazninë, por ishte më afër fitores

Lapsi.al 19 February 2023
Video/ Jackson ndalet nga shtylla: Egnatia ndal Vllazninë, por ishte

Vllaznia nuk arrin t'i japë vazhdimësi rezultateve dhe bën përsëri një hap prapa në vrapin drejt titullit. Egnatia merr një tjetër rezultat pozitiv, por Tetova mund të jetë i pakënaqur. Skuadra e tij ishte më pranë fitores dhe u ndal nga shtylla, që dëshpëroi Jackson në pjesën e dytë.

Të dyja skuadrat e nisën lojën me një ritëm të ulët, duke mos prodhuar shumë raste në pjesën e parë. Vllaznia u mundua të shfrytëzonte dëshirën për të dalë përpara të vendasve, por nuk ia arriti. Për Egnatia debutoi Memolla, por të besuarit e Tetovës nuk bënë më shumë se të mbanin ekuilibrin. Dwamena dhe Marku dhanë sinjalet e vetme të 45 minutave të para.

Në të dytën ndryshoi diçka në lojën e ekipeve, por sërish pa gjetur golin. Rastin më të mirë të ndeshjes e kishte Egnatia, me Jackson. Goditja e tij kaloi pas shpinës së Zogovic, por u stampua në shtyllë. Pati edhe momente proteste nga ana e shkodranëve, që kërkuan karton të kuq për Dwamena. Sulmuesi shkaktoi një ndërhyrje të gabuar në minutën e 64’, por u sanksionua vetëm me të verdhë.

Kështu Egnatia ngjitet në vendin e katërt me 31 pikë, po aq sa dhe Erzeni, ndërsa Vllaznia shkon 35 pikë duke qëndruar në vendin e tretë.

[video width="1000" height="548" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/Xhekson.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI