Flash

Video/ Penallti e humbur, grushta e dy të kuq: Nikqi i jep fitoren Tiranës në minutën e 100' me Kastriotin

Lapsi.al 19 February 2023
Video/ Penallti e humbur, grushta e dy të kuq: Nikqi i jep fitoren

Tirana mban distancën e tre pikëve nga Partizani me një fitore të vuajtur në transfertën me Kastriotin. Në Kamëz përfundon 0-1 për javën e 22 të Superiores. Vendosi Nikqi në minutën e 100' të shtesës për shkak të tensionit të madh të ndeshjes. Grushta e dy kartona të kuq për Celën e Aleksin në minutën e 79 ndërprenë takimin për minuta të tëra. Në pjesën e parë për tu sinjalizuar penalltia e humbur nga Hasani.

Dihej që do të ishte një ndeshje e luftuar dhe u luajt pikërisht e tillë në kuptimin e plotë të fjalës. Pas shumë vuajtjesh bardheblutë arritën të fitonin në limitet e fundit të ndeshjes. Në fakt, bardheblutë gjatë sfidës patën rastet më të mira, pa kaluar dot Salin. Portieri i Kastriotit ishte i jashtëzakonshëm sidomos në penalltinë e akorduar në favor të kryeqytetasve. Një prekje me dotë në zonë e pikasur nga VAR i dha mundësinë Hasanit të godiste nga pika e bardhë. Portieri kuptoi gjithcka duke mbajtur në lojë të tijtë.

[video width="776" height="428" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/penalltia-1.mp4"][/video]

Në fakt, ky episod e vështirësoi shumë situatën për Tiranën. Krutanët u mbyllën prapa, duke tentuar të bëjnë gjithcka për të marrë një pikë ndaj kryesuesve. Sali bëri shpëtimtarin edhe në pjesën e dytë ndaj Deliut (70') e Hasanit (86'), por kapitulloi vetëm në fund. Në minutën e 100 Nikqi goditi saktë me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi.

[video width="776" height="428" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/nikqi.mp4"][/video]

Një shtesë e gjatë për shkak të sherrit që shpërthen në minutën e 78' ku Çela i sapofutur në fushë i vendosi duart në fyt Hasanit. U përfshinë edhe lojtarë të tjerë. Karton i kuq për mesfushorin krutan dhe Aleksin e Tiranës. Në fund, Tirana ngjitet në 40 pikë dhe mban -3 Partizanin. Kastrioti gjithnjë e më i fundit me 10 pikë, edhe pas rikthimit në pankinë të Çelës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI