Flash

Debat edhe në Kosovë për McGonigal, dalin fotot e Vlora Çitakut me ish-zyrtarin e FBI

Lapsi.al 20 February 2023
Debat edhe në Kosovë për McGonigal, dalin fotot e Vlora

Një foto e përbashkët e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ku shihet edhe Charles McGonigal, i akuzuar për bashkëpunim me një oligark rus të sanksionuar dhe fshehur qindra mijëra dollarë në vitin 2017 kur Osmani ishte ambasadore në SHBA, u bë shkak që deputeti i VV-së, Artan Abrashi, me një postim në llogarinë e tij në Facebook të kërkojë nga zonja Çitaku që të dalë me një shpjegim për “lidhjet dhe takimet me këtë person dhe temat e diskutuara." I menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Abrashi përdori disa fotografi të përbashkëta mes Çitakut dhe McGonigalit - të realizuara më 4 tetor 2017 - në përpjepje për të gjetur lidhjet mes të tyre.

Lidhur me shkrimin e deputetit Abrashi, Çitaku në reagimin e ka quajtur këtë "një përpjekje qesharake e ekspontëve të VV-së për të shpërndarë mjegull".

Ajo ka treguar se deri të takimi me zotin McGonigal erdhi pasi me 4 tetor 2017 ishte ftuar të flasë para oficerëve dhe kadetëve të FBI për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në luftimin e sfidave rajonale dhe globale.

"Një përpjekje qesharake e ekspontëve të VV-së për të shpërndarë mjegull. Me 4 Tetor 2017 jam ftuar zyrtarisht të flas para oficerëve dhe kadetëve të FBI për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në luftimin e sfidave rajonale dhe globale. Folës kemi qenë unë dhe Henry Kissinger.Ngjashëm jam ftuar edhe në State Department, CIA etc. Ky ka qenë nderë që i është bërë Kosovës. E tash, si e keni Martinin?", shkruan Çitaku./Nacionale

Të këshilluara

Covid i merr jetën gruas nga Tirana

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin rreth situatës me Covid-19 në 24 orët e fundit, ku mësohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është infektua...

19:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI