Flash

Fevziu: PD do vuajë pasojat e vitit 2019 për një dekadë të tërë

Lapsi.al 20 February 2023
Fevziu: PD do vuajë pasojat e vitit 2019 për një dekadë

Blendi Fevziu ka bërë së fundmi një analizë të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 14 maj. I ftuar në studion e Euronews Albania, Fevziu tha se zgjedhjet e ardhshme lokale nuk pritet të kenë ndonjë histori, pasi sipas tij, PD nuk do të arrijë të bëjë dot surpriza. Fevziu tha se braktisja e institucioneve në vitin 2019, janë ngjarje, ndikimet e të cilave, PD do t’i vuajë dhe në dekadën e ardhshme. Sipas Fevziut, që PD të rikthehet në pushtet, duhet një hapje më e madhe se koalicionet apo bashkimi i saj.

“Në 14 maj është shumë e vështirë të mendosh se do të ketë ndryshime të mëdha. Vendimi që PD ka marrë në 2019-ën me largimin nga parlamenti, si dhe braktisja e zgjedhjeve lokale, do të dojë minimum një dekadë që të rikuperohet. Kishte bashki që e majta s’do t’i fitonte kurrë dhe sot është e vështirë t’ua marrësh kandidatëve të majtë. Ju e dini që në Shqipëri kryetarët e bashkive rrinë me mandate të gjata dhe ndaj u ndryshua ligji dhe u kufizua që të kenë të drejtë të qëndrojnë vetëm 3 mandate. Kjo ndodh dhe në botë dhe sot është shumë e vështirë t’i marrësh këto bashki. Situata e përçarjes në PD nuk e favorizon rezultain pozitiv të saj në zgjedhje. Për të fituar zgjedhjet e 2025-ës PD nuk i mjafton bashkimi i saj, apo koalicionet, por duhet të hapet ndaj çdo elementi për t’u rikthyer në pushtet,”- tha Fevziu.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI