Flash

Gati ta sfidojë, Jurgen Klopp kujton humbjen me Real Madrid: "E ripashë finalen, ishte një torturë"

Lapsi.al 20 February 2023
Gati ta sfidojë, Jurgen Klopp kujton humbjen me Real Madrid: "E

“Është Liverpool-Real Madrid, është një ndeshje e mrekullueshme mes dy skuadrave të mëdha”. Jurgen Klopp shkon i sigurtë drejt përballjen me mbretërorët, edhe pse këtë herë vlen 1/8 e Champions dhe jo finale si qershorin e kaluar. Pikërisht atë ndeshje trajneri i Reds rrëfen se nuk e kishte parë përsëri, deri fundjavën e kaluar: "E menjëherë e kuptova përse. Ne luajtëm mirë dhe mund të kishim fituar, kështu që ishte një torturë e vërtetë ta shihja përsëri". Në sallën e shtypit të Anfield, e tejmbushur nga gazetarë, gjermani nuk ngurroi të bënte humorin: "E mbushur plot? Duhet të fillojmë të shesim bileta". Klopp, gjithësesi, tregon entuziazëm për një ndeshje kaq të madhe. Ai parashikon vështirësitë e një sfide kundër një ekipi plot kampionë. Sidomos kur Reds, pas një sezoni shumë të vështirë, më në fund po japin disa shenja zgjimi.

Lexo më tej: Video/ Real kampion i Europës: Vinicius fut Ancelottin në legjendë, Liverpool përplaset te Courtois

Elozhet e Jurgen Klopp shkojnë para së gjithash për Carlo Ancelotti: “Ai është trajneri më i relaksuar me të cilin jam përballur – thotë ai –. Një nga njerëzit më të mirë që mund të takoni ndonjëherë. I mrekullueshëm dhe modest në të njëjtën kohë, super i zgjuar dhe i këndshëm. Menaxhimi i tij i lojtarëve është në një nivel krejtësisht të ndryshëm nga ne të tjerët. E respektoj dhe e admiroj shumë. Ai është trajneri perfekt për një ekip plot kampionë, që kanë shtuar lojtarë të rinj shumë të fortë. Në La Liga ata janë disa pikë prapa Barcelonës, por janë gjithmonë super konkurrues dhe të vështirë për t'u mposhtur. Por ne duhet të përpiqemi gjithsesi”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI