Flash

Lazio, Immobile feston 33 vjetorin e synon rekordin e Silvio Piola: "Mungojnë 83 gola"

Lapsi.al 20 February 2023
Lazio, Immobile feston 33 vjetorin e synon rekordin e Silvio Piola:

Ciro Immobile është rikthyer dhe Lazio ka një armë fatale më shumë në garën për Champions League. Pas golit në Ligën e Konferencës, sulmuesi gjeti rrugën për të shënuar sërish edhe në kampionat. Madje dy, për të fundosur Salernitanën. Mënyra më e mirë për të festuar 33 vjetorin, me një mendim edhe te rekordi i golave të të gjitha kohërave të Silvio Piola. "Rekordit të golave të Silvio Piola i mungojnë 83 gola. Shifrat e tij janë të çmendura. Për mua është bukur të shoh këtë renditje të golashënuesve më të mëdhenj në historinë e Serie A", komentoi Ciro në Lazio Style Radio.

Immobile festoi ditëlindjen e tij në kthimin nga Salerno në një klub në Romë. Bashkë me të ishte gruaja e tij Jessica, të afërmit, miqtë dhe shokët e skuadrës. Tortë me tre nivele dhe muzikë me zë të lartë por jo deri vonë, duke qenë se mëngjesin e sotëm ekipi u takua në orën 11 për stërvitje.

KUJTIMI I MIHAJLOVIC

Immobile nuk fsheh njëfarë emocioni duke kujtuar Sinisha Mihajlovic, i cili sot do të kishte mbushur 54 vjeç. "Kam kënaqësinë të kujtoj Mihajlovic, ka ndodhur ndonjëherë që të festonim bashkë. Familjet tona ishin të afërta sepse ishin me shumë njerëz. Është bukur ta kujtojmë sot më shumë se kurrë – ishin fjalët e tij -. Ky sport të lë me emocione, kujtime dhe ndjesi. Te Lazio kemi një histori të rëndësishme, kemi pasur shumë lojtarë që kanë bërë gjëra të mëdha, tani i kujtojmë. Kur të ndalem, shpresoj sa më vonë, të më kujtojnë. Përveç disa zhurmave, nuk ka marrë kurrë kritika këtu nga tifozët e vërtetë".

Lexo më tej: Immobile në kërkim të rekordit: një gol për t’i shkaktuar pakënaqësi trajnerit të Inter

SEKRETI I LAZIO

Sekreti i Lazio është një grup që është si një familje. "Lidhja me fanellën që ekziston në këtë klub është forca. E pikënisja mbi të cilën mund të ndërtohet një bazë e fortë dhe e rëndësishme. Sot në futboll mund të ndryshosh lehtësisht ekipe. Forca jonë është se ne jemi një familje. Kush ndihet mirë këtu, është e vështirë që të dëshirojë të largohet. Nëse dikush dëshiron, kjo është sepse mendon se cikli i tyre ka përfunduar, pa mëri. Me trajneri n e ri ka përfunduar një cikël dhe ka pasur motivime të reja".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI