Flash

O'Nien, kartoni i verdhë më zbavitës i historisë: spektakli vazhdon në rrjetet sociale

Lapsi.al 20 February 2023
O'Nien, kartoni i verdhë më zbavitës i historisë:

Episodi është kandidat për çmimin e kartonit të verdhë më argëtues në historinë e futbollit. E duke parë çfarë ndodhi ka një shans të mirë që të shpartallojë konkurrencën. E me një dozë të mirë autoironie, Luke O'Nien (në këtë histori është fajtori), propozon një konkurs në rrjetet sociale: "Është vërtetuar që jam idiot... Tani le të argëtohemi pak: montazhi video ose diçitura fiton një fanellë të Sunderland, të firmosur nga djemtë”.

TË QESHURAT E PUBLIKUT

Episodi ndodhi në Championship, të shtunën, në ndeshjen mes Sunderland (i pesti në renditje) dhe Bristol (15) që përfundoi 1-1. O'Nien u nis në ndjekje të sulmuesit të Bristol, Alex Scott, i nisur në kundërsulm. Në fund ndërhyrja pati sukses, por në një mënyrë origjinale. O'Nien ngjitet mbi kurrizin e kundërshtarit dhe varet aty. Arbitri i tregon kartonin e verdhë për të qeshurat e publikut dhe protagonistëve. Videoja u bë virale në rrjetet sociale dhe ngjalli të qeshura edhe te tifozët, aq sa O'Nien nisi konkursin.

Lexo më tej: Video/ Fulham eliminon Sunderland në shtëpi: Wilson, Pereira e Kurzawa fiksojnë suksesin 2-3 në FA Cup

TALENT E IRONI

Sunderland e ka marrë për të përforcuar mesfushën, edhe pse sipas trajnerit Tony Mowbray ai është kryesisht një mbrojtës. "Por ai është një djalë i mrekullueshëm e i gjithanshëm. Ai ka besim të madh në atë që mund të bëjë. Më tha se mund të luajë si qendërsulmues, të shkaktojë kaos dhe të shënojë 15 gola në sezon". Me diçka shtesë, është një gjeni edhe në ironi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI