Flash

Protesta në Moldavi, mbështetësit pro-rusë dalin në rrugë kundër qeverisë

Lapsi.al 20 February 2023
Protesta në Moldavi, mbështetësit pro-rusë dalin në

Kriza ekonomike dhe pasiguritë kanë bërë që mijëra njerëz të protestojnë në Moldavi kundër qeverisë dhe në mbështetje të Rusisë.

Protestat e së dielës, të organizuara nga partia pro-ruse e Moldavisë Sor, u ndoqën me vëmendje nga qeveritë në të gjithë Europën dhe më gjerë. Shumica e protestuesve udhëtuan për në kryeqytetin Kishinau me autobus, me shpenzimet që u mbuluan nga kjo parti.

Ditë përpara se të mbahej tubimi, presidentja Maia Sandu paralajmëroi se Rusia po planifikonte të dërgonte agjentë të trajnuar ushtarakë në vend, të maskuar si civilë, për të rrëzuar qeverinë e saj pro-perëndimore.

Rusia e mohon këtë gjë duke i cilësuar akuzat si një përpjekje të autoriteteve moldave për të shmangur vëmendjen nga dështimet ekonomike.

Marina Tauber, sekretarja e përgjithshme e Sor, e cila drejtoi protestën jashtë parlamentit tha se partia e saj nuk është kundër BE-së dhe dëshiron marrëdhënie të mira me të gjitha palët.

Por ka nga ata në partinë e saj që pranojnë se do të mirëprisnin ndërhyrjen ruse. Moldavia, e vendosur në kufirin me Ukrainën, varet nga gazi rus. Vitin e kaluar, Moska përgjysmoi furnizimin, duke ushtruar presion mbi qeverinë në Kishinau.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI