Flash

Tifozët e Liverpool të tërbuar me Klopp e lojtarët pas fitores me Newcastle: “Të pambrojtshëm”

Lapsi.al 20 February 2023
Tifozët e Liverpool të tërbuar me Klopp e lojtarët pas
Liverpool arriti fitoren e dytë radhazi në Premier League kundër Newcastle. E megjithatë Klopp dhe lojtarët e tij përfunduan në qendër të polemikave për një kthim me avion për në Liverpool. Një gjest që tifozët nuk e kanë pëlqyer aspak. Komenti që shihet më së shumti në rrjetet sociale është: “Të pambrojtshëm”. Zemërimi i tifozëve nuk lidhet me performancën në fushë apo sezonin në përgjithësi. Ata e kanë vetëm me faktin se skuadra, për t'u kthyer në Liverpool nga Newcastle, ka fluturuar me një avion privat. Dy qytetet janë pak a shumë 200 kilometra larg njëri-tjetrit. Për të përballuar transfertën, Liverpool kishte marrë autobusin e kompanisë. Por për t'u rikthyer ata vendosën të marrin me qira një çarter privat. Idea e Klopp ishte të mos i lodhte lojtarët në funksion të ndeshjes së Champions kundër Real Madrid, e planifikuar për nesër në mbrëmje. Fluturimi zgjati vetëm 33 minuta dhe ngjalli zemërimin e tifozëve në rrjetet sociale. Opinioni publik në Angli është i gjithi në favor të kalimit në green nga ana e shoqërive, që marrin hapa për të reduktuar ndikimin e tyre mjedisor, duke filluar nga objektet sportive. Në veçanti, Liverpool është historikisht një nga klubet më miqësore me mjedisin. Reds u emëruan edhe klubi më green në Premier League pas një sondazhi kombëtar. Ishte gjithashtu klubi i parë që iu dha një certifikatë qëndrueshmërie nga Instituti Britanik i Standardeve.

ZGJEDHJA KUNDËR FILOZOFISË SË KLUBIT

Kështu, zgjedhja për të marrë një fluturim privat është edhe më serioze në dritën e historisë dhe filozofisë që Liverpool është përpjekur të tregojë në anën ekologjike. Fakti që tifozët kanë sulmuar në mënyrë kaq agresive një klub për një fluturim privat është një mesazh i qartë për futbollin modern. Sjelljet e këtij lloji do të tolerohen gjithnjë e më pak. Është më mirë që klubet të mendojnë për këtë përpara se të fillojnë protesta më serioze në lidhje me këto zgjedhje.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI