Flash

Video/ "Nuk ishte inteligjent": Emery bën 'leckë' Dibu Martinez: “Goli i katërt i turpshëm”

Lapsi.al 20 February 2023
Video/ "Nuk ishte inteligjent": Emery bën 'leckë'
Arsenal u kthye të jetë vetëm në renditje pas fitores të shtunën në Villa Park në Birmingham. Kundër Aston Villa, për javën e 24 të Premier përfundoi 2-4 për londinezët. Të besuarit e Arteta distancohen me dy pikë nga Manchester City me një ndeshje më pak. Një rezultat që nuk është kaluar lehtë nga Unai Emery. Në fund të ndeshjes, trajneri i Villans, shpërtheu ashpër kundër Emilano (El Dibu) Martinez. Pas ndeshjes, Emery foli para gazetarëve dhe shprehu gjithë hidhërimin për humbjen: “Jam shumë i zhgënjyer. Mund të humbësh por jo në këtë mënyrë”. Më pas, u ndal në vendimin e Martinez për të shkuar te porta e Arsenal (nga ku lindi goli i katërt i Gunners) në fund, në kërkim të barazimit: "Unë kurrë nuk i thashë ta bënte. Ishte zgjedhja e tij, por kjo nuk është fryma e duhur". Lexo më tej: Martinez, 20 mijë stërlina për një qen roje: Malinois duhet të ruajë medaljen e Botërorit

“GOLI I KATËRT I TURPSHËM”

Gjatë fjalës së tij, trajneri i Aston Villa vazhdoi goditjen e tij ndaj portierit argjentinas: “Goli i katërt ishte i turpshëm. Nuk do t'i thoja kurrë portierit tim që të futej në zonën kundërshtare në goditjen e fundit nga këndi. Mund të shkojë mirë një herë në 100. Në këto raste na duhet më shumë kthjelltësi, duhet të jemi inteligjentë”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI