Flash

Video/ Urinë mbi punonjësit e stadiumit e fyerje rasicte ndaj Kostic: reagimi i serbit i tërboi më keq

Lapsi.al 20 February 2023
Video/ Urinë mbi punonjësit e stadiumit e fyerje rasicte ndaj Kostic:
Juventus kundër Spezia mori fitoren e tretë radhazi në kampionat falë golave të Kean dhe Di Marias. Autori i një paraqitjeje të mirë ishte natyrisht edhe Filip Kostic, që shërbeu për golin e parë të Kean. Serbi është në asistin e tij të gjashtë të sezonit në Serie A. Pas një periudhe fillestare përshtatje, Kostic është bërë një pedinë themelore në taktikat e trajnerit Allegri. E megjithatë, i zëvendësuar në minutën e 81', kur kaloi para tifozëve të Spezia, ata e mbuluan me ofendime. Reagimi i tij ishte si një profesionist i vërtetë. Nga tifozët e Spezia vërshuan fyerje deri edhe diskriminuese dhe raciste. Serbi megjithatë provokimeve iu kundërpërgjigj me ironi. Ai bëri vetëm gjeste me dorë, si për të thënë “ec, ec, vazhdoni...”. Në fund ai bëri edhe një duartrokitur në mënyrë sarkastike ndaj ultrasve të Spezia. Një qëndrim profesional që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, dy punonjës të Spezia Calcio kanë bërë një denoncim ndaj personave të panjohur. Ata ankohen se mbi ta është hedhur urinë gjatë ndeshjes në Picco kundër Juventus. Dy bashkëpunëtorët, një burrë dhe një grua, që punojnë në impiantin ligur, ndodheshin nën sektorin e miqve ku ishin tifozët e Juventus. Ata raportojnë se janë lagur dhe se kishin parë një burrë që urinonte nga lart mbi to. Episodi është konfirmuar nga vetë klubi. Forcat e policisë do të verifikojnë ngjarjen përmes pamjeve me rezolucion të lartë të qarkut të videokontrollit brenda stadiumit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI