Flash

Vinte nga kufiri me Shqipërinë, makina me drogë kapet në Igumenicë

Lapsi.al 20 February 2023
Vinte nga kufiri me Shqipërinë, makina me drogë kapet në

Policia greke ka sekuestruar një sasi prej më shumë se 7 kg marijuanë në Igumenicë. Mësohet se policia greke ka ndjekur një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë dhe e ka kapur në Igumenicë. Mjeti ishte ngarkuar në kufi dhe po futej në brendësi të tokës greke.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 8 pako që përmbanin 7 kg 834 gram marijuanë. Policia ka sekuestruar 100 euro dhe 1 celular. Mësohet se droga ishte ngarkuar sot në mëngjes në kufi nga mjeti që kishte ardhur enkas nga Thessalia. Policia greke ka arrestuar drejtuesin për të cilin nuk bën të ditura detaje.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka evidentuar dhe kapur 4 raste të trafikut të drogës nga Saranda në Igumenicë dhe ka sekuestruar 235 kg 800 gram marijuanë me vlerë totale nëse do shitej në Greqi rreth 590 mijë euro.

Të këshilluara

Covid i merr jetën gruas nga Tirana

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin rreth situatës me Covid-19 në 24 orët e fundit, ku mësohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është infektua...

19:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI