Flash

Afera McGonigal, Berisha: Rama është nën hetim

Lapsi.al 21 February 2023
Afera McGonigal, Berisha: Rama është nën hetim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Edi Rama është në hetim në Amerikë për rastin e McGonigal, madje sipas tij ky hetim do ta ndjekë gjithë jetën.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha denoncoi se McGonigal dhe dy asistentët e tij ishin gjobëvënës të pafytyrë. Sipas tij, ata shkonin nëpër restorante dhe u vinin gjoba biznesmenëve.

Berisha: Nuk duhet të tërhiqemi, mendoni për një moment, çfarë diktature përjetojnë sot qytetarët shqiptarë nga mashtrimi dhe relativizmi. Mendojeni pak. Për ti thëne vetes se sa herë, sa jetike është që çdo demokrat të ulet me cdo shqiptar. Mediat sot, për shkak të kontrollit të pamëshirshëm të qeverisë mbi pronaret ushtrojnë atë që dikur i pavdekshmi Papa Benedikti XVI e quajti diktatura e relativizmit.

A është në hetim Rama po nuk është në hetim? Po i jap një shembull shqiptarëve, ndërkohë që vendimi i gjykatës amerikane thotë se është në hetim. A keni vënë re ju sesi në shumicën e kanaleve është në hetim nuk është ne hetim, vetëm mora një shembull. Por që është në hetim me gjithçka të tij dhe që ai hetim do ta ndjekë gjithë jetën dhe që ai hetim do zhvillohet edhe në Shqipëri sepse nuk ka ku të shkojë.

E dini ju që McGonigal me asistentët e tij mafiozë, Dorian Ducka dhe Agron Neza kalonin nga restoranti në restorant dhe kapnin biznesmenë nëpër tavolina, hajde pak njëherë se më duket se ke diçka. Absolutisht po po e vërtetë kjo, është e vërtetë. Deri në këtë shkallë degradoi. Po në cilin vend të botës nuk ndiqen këta, përveçse në shtetin mafioz të Ramës? Këta gjobëvënës të pafytyrë. Nuk ishin pa mbështetje ata.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI