Flash

Aksidenti i rëndë/ Ky është 28-vjeçari që humbi jetën ditën kur do mbanin të dyzetat e vëllait

Lapsi.al 21 February 2023
Aksidenti i rëndë/ Ky është 28-vjeçari që humbi

Është publikuar fotoja e Kliton Merkaj, 28-vjeçari i cili humbi tragjikisht jetën gjatë orëve të natës në një aksident me makinë në Berat. Dyshimi kryesor i autoriteteve policore është se shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte.

I riu u përplas fillimisht me një shtyllë në rrugë e më pas përfundoi në një kanal në anë të saj. Automjeti shpërtheu në flakë dhe i riu u shkrumbua brenda tij. Banorë të zonës rrëfyen se zhurma ishte aq e fortë sa i zgjoi nga gjumi, ndërsa kur u afruan automjeti shpërtheu në flakë.

Një tragjedi e madhe kjo për familjen Merkaj, që brenda pak javëve humbi të dy djemtë e vetëm që kishte.

28-vjeçari po kthehej nga Fieri, ku mësohet se kishte shkuar për të njoftuar të afërmit për të qenë të pranishëm në të dyzetat e vëllait të tij më të madh.

Ky i fundit ishte vetëm 32 vjeç, kur u mbyt tragjikisht në ujërat e lumit Osum. Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sa i përket ekspertizës mjeko-ligjore, autoritetet thonë se 28-vjeçari Kliton Merkaj rezulton se nuk kishte konsumuar alkool apo lëndë narkotike

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI