Flash

Atentati i dështuar në Elbasan, ky është identiteti grek që mbante Arben Spahiu

Lapsi.al 21 February 2023
Atentati i dështuar në Elbasan, ky është identiteti grek

Fotoja që po shikoni tregon dhe identitetin grek që përdorte Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt që është vënë në pranga pasi akuzohet se kishte përgatitur një atentat dhe në bashkëpunim me Arsen Preçin, do të vriste Elton Kilën. Kjo kartë e kombësisë Greke mban foton e Spahiut, por një tjetër emër, Kostandinos Lolos. Ishte pikërisht ky mjet që u hodh në koshin e plehrave nga Spahiu, i cili u largua sapo pa policinë që çoi në zbardhjen e ngjarjes.

Spahiu e Preçi kishin marrë një makinë të vjedhur në Shkodër, e kishin mbushur me kallashnikovë dhe ishin në pritje të Kilës. Por, ndërhyrja e policisë, u prishi planet. Në largim e sipër, Spahiu hodhi çantën në kosh, por brenda saj kishte dokumentet e identifikimit, kapuçë dhe një armë zjarri. Kjo gjë solli dhe arrestimin e tij bashkë me Preçin. Sot, të dy kanë dalë para trupës gjykuese dhe kanë dëshmuar se nuk kanë lidhje me ngjarjen në fjalë. Ky është atentati i katërt që është planifikuar për eliminimin e Kilës që dështon. Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ai është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh.

Të këshilluara

21 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbro...

19:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI