Flash

Cristiano Ronaldo nxjerr në shitje vilën 7 milionë euro: e kanë detyruar… delet

Lapsi.al 21 February 2023
Cristiano Ronaldo nxjerr në shitje vilën 7 milionë euro: e

Pas një fillimi nën ton, Cristiano Ronaldo po fiton konfidencë me kampionatin saudit dhe Al Nassr. Portugezi po rikthehet në formë duke nënshkruar golat e tij të parë dhe duke asistuar shokët e skuadrës. E pavarësisht disa episodeve negative me disa kundërshtarë, ai po shijon aventurën e tij të re. Por nga Anglia ka një thashethem për një problem mjaft të çuditshëm në lidhje me CR7: një problem me… delet.

Të gjithë kanë një thembër të Akilit, diçka që vërtet nuk mund ta durosh. E Cristiano Ronaldo nuk bën përjashtim. Tabloidët britanikë flasin për një problem serioz me delet, që ndodhen shumë pranë vilës së tij luksoze. Në fakt, në lagje ka shumë fusha duke qenë një zonë rurale dhe delet me blegërimat e tyre pranë vilës, kanë shkaktuar bezdi te futbollisti dhe familja e tij.

Lexo më tej: Nga delet në Angli, te fusha ilegale e tenisit në Portugali: zbulohen problemet me pronat për Ronaldon

Një vilë e klasifikuar si “vepër arti me dizajn modern” me vlerë 7 milionë euro. Kjo është shuma e kërkuar nga portugezët për të hequr qafe vilën dhe delet e lodhshme. Një dashuri që nuk lulëzoi kurrë duke qenë se ish-sulmuesi i Manchester United dëshironte tashmë një ndryshim peizazhi pas një jave qëndrimi në shtëpi. Tani ka ardhur koha e duhur për ta hequr qafe, duke parë edhe transferimin në Arabinë Saudite. Për blerësit e rinj, një kërkesë themelore duket të jetë "dashuria për delet".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI