Flash

Dhunimi i ish-këshilltarit të Berishës e Metës në Mal të Zi, pezullohet zëvendësdrejtori i policisë kufitare

Lapsi.al 21 February 2023
Dhunimi i ish-këshilltarit të Berishës e Metës në Mal

Zëvendësdrejtori në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac është pezulluar nga detyra, pas incidentit të rëndë që u shënua në kufirin e Shqipërisë dhe Malit të Zi. Bëhe fjalë për dhunimin e Kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, i cili ka shërbyer edhe si këshilltari i Ilir Metës, kur ky i fundit ka qenë President.

Burime pranë policisë dhe autoriteteve administrative në Malin e Zi, thanë për Panorama se kjo masë është marrë kur ka kaluar më shumë se një muaj nga ngjarja.

Petraq Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Murriqanit. Pamjet e dhunës u publikuan në rrjetet sociale dhe shihej qartë momenti kur ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta është nxjerrë zvarrë nga makina dhe më pas është përplasur pas një tjetre. Po ashtu, të njëjtin "fat" ka pasur edhe i biri, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës./Panorama

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI