Flash

"Rrezik i lartë arratisje": gjykatësit spanjollë lënë në burg Dani Alves

Lapsi.al 21 February 2023
"Rrezik i lartë arratisje": gjykatësit spanjollë

Dani Alves do të qëndrojë në paraburgim në Spanjë. Apeli i brazilianit, i akuzuar për dhunë seksuale në Barcelonë, u refuzua nga një gjykatë katalanase. Shkaki i këtij vendimi është “rreziku i lartë i arratisjes”. "Gjykata konfirmon paraburgimin" dhe "refuzon apelimin e paraqitur nga mbrojtja", thuhet në deklaratën e lëshuar nga autoritetet gjyqësore të Katalonjës. Gjykata nënvizon "rrezikun e lartë të arratisjes" të ish-mbrojtësit të Santos. Ky gjykim "lidhet me dënimin e rëndë që mund t'i jepet në këtë rast". Gjykata ka patur parasysh edhe mjetet e tij financiare "të cilat mund ta lejojnë atë të largohet nga Spanja në çdo kohë". Frika është se lojtari mund të kthehet në Brazil, ku nuk mund të ekstradohet.

Dani Alves u arrestua në janar pasi u akuzua për agresion seksual ndaj një gruaje në një klub nate më 30 dhjetor. Braziliani mohoi të kishte kryer një krim dhe deklaroi se marrëdhëniet seksuale me akuzuesen ishin konsensuale. Gjykatësi urdhëroi burgun pa kusht, pasi shqyrtoi hetimin fillestar të autoriteteve. Ai dëgjoi edhe dëshmitë e Alves, viktimës së supozuar dhe dëshmitarëve të tjerë.

Lexo më tej: Dani Alves, përkeqësohen pozitat: gjurmët e ADN-së së brazilianit në trupin e rrobat e akuzueses

PROPOZIMI I AVOKATËVE TË DANI ALVES

Avokatët e tij apeluan duke thënë se lojtari do të pranonte të dorëzonte pasaportën e tij. Madje edhe të mbante një pajisje gjurmuese nëse do të lihej i lirë. Dani Alves gjithashtu kishte garantuar se do të paraqitej para gjykatës dhe autoriteteve me frekuencën e kërkuar, qoftë edhe çdo ditë. Sipas avokatëve braziliani pranoi edhe të qendronte 500 metra larg denoncueses, shtëpisë së saj apo vendit të punës. Megjithatë, gjykata vendosi se këto masa nuk do të ishin të mjaftueshme për të parandaluar tentativën e mundshme të arratisjes së lojtarit. Kjo duke pasur parasysh se nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me disa vite burg.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI