Flash

Shtatë ndeshje zero gola: Bekim Balaj nuk po di të shënojë e te Vllaznia po kthehet në çështje

Lapsi.al 21 February 2023
Shtatë ndeshje zero gola: Bekim Balaj nuk po di të shënojë e

Vazhdimësia nuk është dicka që në Shkodër e njohin, ndoshta e quajnë rutinë. E në qytetin verior është një gjë që e shmangin me cdo kusht. Por kur flitet për futboll, kjo kthehet në problem. E pas dy fitoreve radhazi, 0-0 e marrë në Rrogozhinë ndaj Egnatias i bëri prapaktheu me pasojë arratinë e re të Tiranës. Një problem më shumë është mungesa në listën e golashënuesve të Bekim Balaj.

Shkodranët nuk arritën të shënonin në transfertë, pasi kishin luajtur tre ndeshje radhazi në Loro Borici. Por nuk është ky fakti shqetësues sa ai që në listën e golashënuesve vazhdon të mungojë njeriu që është thirrur në çështje të zgjidhte situatat para portës. Bekim Balaj regjistron ndeshjen e shtatë mes kampionatit e Kupës që nuk shënon. E kjo gjë po kthehet në një sindromë të vërtetë për sulmuesin shkodran e për vetë skuadrën madje. Klubi shpresonte të kishte gjetur njeriun e golit, pasi në vitet e fundit nuk ishin bindur nga Dunga, Dilaver, Aralica, Kaina Nunes. Por deri tani Balaj është larg nga të qenit Bekim në Shkodër dhe shenjën e vetme ka lënë penalltinë e fituar në Klasiken me Tiranën.

Në rregull, është e kuptueshme që duhet kohë përshtatje pas 11 vjetësh mungesë në fushat e Superiores. Çështja është se Vllaznia nuk ka kohë. Është në garë për titullin dhe për të parakaluar Tiranën e Partizanin ka nevojë edhe për golat e Balaj. 32 vjeçari ka humbur takimet me golin kundër Laçit në debutim. Pastaj në humbjet me Bylis e Erzenin, barazimin me mallkastriotët në Kupë. E në fund edhe dy fitoret me Kukësin e Tiranës. Kundër Rrogozhinës sulmuesi shpreson të ketë qenë e fundit. Por më shumë se vetë ai e shpresojnë në Shkodër ku për titullin shpresat i kanë varur mbi të gjithë te ai…

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI