Flash

Video/ Alisson më keq se Karius: portieri i Liverpool gafë skandaloze në barazimin 2-2 të Vinicius

Lapsi.al 21 February 2023
Video/ Alisson më keq se Karius: portieri i Liverpool gafë skandaloze

Fantazmat e Karius vërtiten ende në Anfield Road. Liverpool dhe tifozët e tij nuk gjejnë paqe me portierët në ndeshjet kundër Real Madrid. Këtë herë ai që bëri gafën e bujshme ishte Alisson Becker, që lejoi barazimin 2-2 të Vinicius Junior në minutën e 36'. Portieri brazilian deri në atë moment fantastik, bëri të pamenduarën nën presionin e shokut të skuadrës në kombëtaren e Brazilit.

Lexo më tej:Sergio Ramos tallet keq me portierin e Liverpool-it, Karius

Me rezultatin 2-1 për Reds me golat e Nunez, barazimin e Vinicius dhe avantazhin e ri të Salah, protagonisti negativ u bë portieri. Pas pasimit prapa të Van Dijk, braziliani u mundua të largonte topin duke e përplasur në këmbët e Vinicus. Trajektorja kaloi mbi Alisson dhe përfundoi në rrjetë për dëshpërimin e portierit.

https://www.youtube.com/watch?v=Ubf5lQ43_hQ

Klopp e duartrokiti për ti dhënë zemër, por në Anfield të gjithë shtangën, duke kujtuar atë që Karius bëri në finalen e 2018 kundër Blancos. Gjermani bëri dy gafa në tre gola të merengues duke vendosur finlen. Tani, Alisson komplikoi rezultatin, duke lejuar Vinicius te barazojë. E ndoshta në pushim, Klopp do të ketë kohë t'i japë zemër portierit të tij Alisson Becker. Real është gjithnjë i frikshëm për tu përballuar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI