Flash

Dybala merret në pyetje nga Guardia di Finanza: edhe argjentinasi rrezikon pezullimin

Lapsi.al 22 February 2023
Dybala merret në pyetje nga Guardia di Finanza: edhe argjentinasi rrezikon

Paulo Dybala është marrë në pyetje nga Guardia di Finanza si pjesë e hetimit Prisma për llogaritë e Juventus. Këtë e raporton Repubblica, sipas së cilës hetuesit kanë shkuar enkas në Romë të martën. Në qendër të bisedës ishte një kërkesë për dëmshpërblim prej tre milionë eurosh. Ajo iu paraqit bardhezinjve nga avokati i argjentinasit në maj 2022, pas mosrinovimit të kontratës. Sipas hetuesve, kjo mund të ketë lidhje me manovrën e pagave të sezonit 2020/21.

Sipas avokatëve të tij, Dybala pati iluzionin e rinovimit dhe për këtë arsye kërkoi një dëmshpërblim. Në fund të negociatave, të cilat përfunduan në shtator 2022, Paulo ishte nën kontratë me Romën. Në këtë kohë dyshohet se mbërriti një propozim kompensimi për përgjegjësinë parakontraktore nga Juventus. Atë klubi, më pas, e përfshiu në pasqyrat e reja financiare, si një fond rreziku.

SI LINDI DYSHIMI I HETUESVE

Shtrirja e marrëveshjes i bëri prokurorët të dyshonin. Tre milionët për të cilët u ra dakord janë shumë afër 3,783 milionëve të manovrës së pagave bis. Ajo i përket sezonit 2020/21, kur bardhezinjtë dhe Dybala kishin rënë dakord ta shpërndanin në sezonin e ardhshëm. Ashtu si në rastin e "kartës Ronaldo", këto ishin marrëveshje të arritura përmes akordeve private dhe jo të transkriptuara në formularë federalë. “Side letter” u garantonte lojtarëve rikuperimin e shumave të pezulluara, edhe në rast lamtumire me klubin. Dybala kishte rënë dakord të shtynte pagesën e 3,783,502 eurove në dy këste. E para do të ishte maturuar nëse do të qëndronte në fund të merkatos së verës 2021. E do t'i ishte paguar, të paktën sipas marrëveshjes, me pagat e gushtit dhe shtatorit 2021. E dyta, duhet të ishte marrë me rrogat e janarit dhe prillit 2022. Gjithnjë në rast se do të mbetej te Juventus pas merkatos së dimrit të vitit të kaluar.

Lexo më tej: Manovra e pagave, Dybala i nxjerr Juventus inatin e largimit: “Komunikata e klubit ndryshe nga akordi”

EDHE ARGJENTINASI RREZIKON SKUALIFIKIMIN

Duhet mbajtur parasysh se çështjet e pagave kanë implikime jo vetëm për klubin, por edhe për lojtarët. Prokurori federal ka hapur tashmë një dosje për manovrën e pagave të bardhezinjve. Neni 31 i Kodit të Drejtësisë Sportive i ndalon klubet të bien dakord ose të paguajnë dëmshpërblim në kundërshtim me rregullat federale. Por gjithashtu ndalon lojtarët të pranojnë ta marrin atë. Prandaj Dybala është gjithashtu një nga ata që mund të marrë një sanksion sportiv. Sipas Repubblica ai rrezikon një skualifikim jo më pak se një muaj.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI