Flash

Emergjencat civile, Peleshi: 30 milionë euro hua koncesionare nga Italia

Lapsi.al 22 February 2023
Emergjencat civile, Peleshi: 30 milionë euro hua koncesionare nga Italia

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në dalje për mediat bëri me dije se dikasteri që drejton ka ndërmarrë 4 projektvendime, 2 prej të cilëve lidhen me fushën e pjesëmarrjes së forcave të armatosura shqiptare në operacione ndërkombëtare dhe 2 të tjerë për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile.

“4 projekt vendime të iniciuara nga ministria e Mbrojtjes janë miratuar sot. Dy prej tyre ishin miratimi për pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare, konkretisht pjesëmarrja e forcave të armatosura e të Shqipërisë në operacionin e NATO-së në Mesdhe të quajtur ‘Fokops’ ku ne do marrim pjesë me një anije me 21 anëtarë të forcave të armatosura. Po ashtu edhe në një operacion ndërkombëtar në Egjipt, ku do marrin pjesë 3 oficerë shqiptarë. Projekt vendimet e tjera lidhen me menaxhimin e fatkeqësive natyrore. Kemi identifikuar 6 risqe, tërmetet, rrëshqitjet e tokës, përmbytjet, epidemitë apo pandemitë, rreziqet teknologjike. Kemi miratuar strategjinë sesi do t’i adresojmë në mënyrë aktive duke i dhënë më shumë theks parandalimit të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile të shkaktuara nga këto risqe. Strategjia parashikon si do të shpërndahen forcat në parandalimin e risqeve ekzistuese dhe potenciale. Projektvendimi i katërt, është marrëveshja mes qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë për mbështetjen e gjithë sistemit të emergjencave civile me një hua koncesionare prej më shumë se 30 milionë euro. Jemi gati për të kaluar në ratifikimin e kësaj marrëveshje në Këshillin e Ministrave”-tha Peleshi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI