Flash

Ish-kapiteni i Liverpool Carragher, kryqëzon Gomez e fundos skuadrën e Klopp : “Të turpshëm, një ç'nderim”

Lapsi.al 22 February 2023
Ish-kapiteni i Liverpool Carragher, kryqëzon Gomez e fundos skuadrën e

Humbja e rëndë në shtëpi kundër Real Madrid në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions i ka vënë kapak sezonit të dështuar të Liverpool. I teti në Premier League, i eliminuar nga kupat angleze dhe tani edhe me një këmbë e gjysmë jashtë Europës që ka rëndësi. Skuadra e Klopp duket një i afërm i largët i atij që sezonet e fundit ka dominuar brenda dhe jashtë vendit. Kritikat tashmë po vijnë nga të gjitha frontet, madje edhe nga "miqtë". Ish-mbrojtësi i të kuqve, Jamie Carragher, nuk ka shkuar lehtë me fjalët në analizimin e debaklit.

Rezultati 2-5 në Anfield kundër Real Madrid i dha Liverpool natën e tyre më të keqe të sezonit. E të mendosh se ndeshja kishte nisur në mënyrën e duhur, me të kuqtë në avantazh 2-0. Skuadra e Klopp u rrëzua plotësisht nga dygolëshat e Vinicius Jr, Benzema dhe golin e Miliato. Kritikat nuk vonuan dhe më të rëndat i solli një ish i madh, Jamie Carragher: “Një fatkeqësi. Liverpool kaotik, i turpshëm. Ne kemi kërkuar justifikime gjatë gjithë sezonit, arsyet pse nuk ia dolën mirë si sezonet e kaluara. Por pjesa e dytë është thjesht një turp për klubin”, komentoi ish-mbrojtësi. “Që nga fillimi i sezonit mbrojtja ka qenë në kaos. Vitin e kaluar kishte shifra madhështore. Mesfusha nuk ka më energji dhe mbrojtja thjesht sapo ekspozohet shembet".

“Mendoj edhe për ndeshjen e Joe Gomez”, vazhdoi komentatori i SkySports UK. “Për hir të qiellit, të gjithë kemi pasur netë të këqija dhe nuk duhet të rëndoj dikë që me siguri po ndihet keq. Ne vazhdojmë të flasim për mesfushorët, por e vërteta është se na duhen mbrojtës! Sepse këta, nëse ekspozohen, nuk arrijnë të mbrohen. Është fundi i një epoke”, përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI