Flash

Nata e supozuar në shtrat me Maradonën, Wanda Nara rrëfehet: “E dija që kjo do më bënte të famshme”

Lapsi.al 22 February 2023
Nata e supozuar në shtrat me Maradonën, Wanda Nara rrëfehet:

Wanda Nara vazhdon të bëjë të flitet për të. Fillimisht ndarja nga Icardi, pastaj bashkimi, zërat për një lidhje me Keita Baldé Diao. Të gjitha këtyre, ditët e fundit, iu shtua vendimi për të mos marrë pjesë në dasmën e babait të saj. Si dhe deklaratat e dashurisë për bashkëshortin dhe ish-kapitenin e Interit.

E intervistuar nga Francesca Fagnani, argjentinasja preku pikat më të nxehta të jetës së saj nën prozhektorë. E nisi madje me deklaratën për martesën e lumtur me Icardi: “Ne jemi një familje dhe do të jemi gjithmonë”. Disa pasazhe të intervistës janë shkëputur ditët e fundit nga mediat. Aty ka patur një shpjegim edhe për flirtin e supozuar me Keita Balde. Wanda Nara ka folur edhe për ofendimet e gruas së tij ndaj saj: “Kur marr mesazhe si të sajat, kuptoj që gratë, në vend që të kapen me partnerin, zemërohen me gruan tjetër”.

Lexo më tej:Flirt me L-Gante, me Keita e divorci, Wanda sqaron ku është me Icardin: “Për mua është një fat, për të nuk e di”

Gjatë intervistës, Wanda Nara rrëfeu edhe natën e nxehtë të supozuar, të kaluar me Diego Armando Maradonën: “Nuk ka ndodhur kurrë, nuk kam qenë kurrë në shtrat me të. Por unë isha në festë, në atë shtëpi. E kuptova që kjo do të më bënte të famshme. Nuk arrita kurrë të flisja me të".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI