Flash

Neymar, doli nga fusha me barrelë: rezultati i kontrolleve të kaviljes është ai që i trembej PSG

Lapsi.al 22 February 2023
Neymar, doli nga fusha me barrelë: rezultati i kontrolleve të kaviljes
Nuk ka qetësi për Neymar, i goditur gjithnjë e më shumë nga dëmtimet. Futbollisti brazilian doli me barelë dhe i përlotur gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Lille. Një ndërhyrje e ashpër në kavilje, që pati një përndrydhje të panatyrshme, e tani PSG dridhet. Pamjet drithëruese bënë xhiron e botës dhe serioziteti i dëmtimit u duk menjëherë mjaft i rëndësishëm. Ditën e sotme PSG ka lëshuar një deklaratë për shtyp me rezultatet e testeve të kryera në kaviljen e brazilianit. Përgjigja e tyre është ajo që PSG i trembej më shumë: “Testet konfirmuan ndrydhjen e kaviljes me dëmtim të ligamenteve. Një vlerësim i re i situatës do të bëhet javën e ardhshme”. Një tjetër goditje e rëndë për Neymar që nuk gjen dot vazhdimësinë e duhur në karrierën e tij. Lexo më tej: Video/ Kavilja e përdredhur në mënyrë jonatyrale: Neymar del me barrelë, Messi i jep fitoren PSG në shtesë Një futbollist i kristaltë, kështu mund të quhet braziliani që po lufton me dëmtimin e panumërt të karrierës së tij të trazuar. Edhe gjatë Botërorit të fundit në Katar Neymar u desh të ndalonte për shkak të një problemi fizik. Tani një tjetër dëmtim që do ta mbajë larg fushave, duke bërë që të humbasë një nga periudhat më të rëndësishme të sezonit me ndeshjet e kampionatit dhe Champions League.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Chiamarsi Bomber (@chiamarsibomber)

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI