Flash

Përplasja e bandave shqiptare/ Hidrauliku nga Delvina vritet në Athinë me një plumb qorr

Lapsi.al 22 February 2023
Përplasja e bandave shqiptare/ Hidrauliku nga Delvina vritet në

Policia greke ka bërë sekuestrimin e dy makinave luksoze, të cilat dyshohet se janë të bandave kriminale shqiptare që u përplasën me armë në një lokal në Athinë.

Si pasojë e të shtënave u vra dhe një klient i rastësishëm, i cili po ashtu ishte me origjinë nga Shqipëria. Pikërisht nga fshti Rusan, Delvinë. Viktima u identifikua nga vëllai i tij. Mediat greke shkruajnë se ai është Pellumb Islami një 37-vjeçar me profesion hidraulik.

37-vjeçari ishte në tavolinë me shokët dhe po shihte ndeshjet e Champions League, kur në ambientet e jashtme të loaklit 7 shqiptarë u përleshën me armë me njëri tjetrin.

Viktima mori një plumb në shpatull, në dukje jo plagë e rëndë, por ndërroi jetë 3 orë më vonë si pasojë e gjakderdhjes.

Nga hetimet e kryera nga policia greke makinat luksoze të gjetura në vendngjarje janë të mara me qera nga shqiptarët.

Mediat fqinje shkruajnë se kemi të bëjmë me një përplasje mes dy bandave të rrezikshme që merren me trafikun e drogës. Policia greke po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI