Flash

Shpopullimi masiv, Gjirokastra regjistron lindjet më të ulëta në 30 vite

Lapsi.al 22 February 2023
Shpopullimi masiv, Gjirokastra regjistron lindjet më të ulëta

Sipas të dhënave të INSTAT qarku i Gjirokastrës po regjistron numrin më të ulët të lindjeve në rang vendi. Bluzat e bardha në maternitetin “Dhimitër Çuçi” konfirmojnë se viti 2022 ishte më i ulëti i regjistruar në 30 vitet e fundit

“Lindshmëria si kudo në gjithë Shqipërinë edhe këtu tek ne vihet re një rënie e ndjeshme e lindjeve. Vitin e kaluar ne e mbyllëm me 286 lindje. Është shifra më e ulët që kemi në këto 20-30 vitet e fundit. Mendojmë që para dy vitesh kemi qenë rreth 350 lindje përveç viteve të tjera që kemi arritur edhe 700-800 lindje në vit,” – u shpreh Migena Kuro, shefe e shërbimit.

Ndër shkaktarët kryesorë për numrin e ulët të lindjeve është emigrimi masiv, si dhe lëvizja demografike nga Gjirokastra në drejtim të zonave të tjera të vendit.

“Pjesa më e madhe e grave janë Tepelenë, Përmet dhe zonat rurale të këtyre qyteteve krahasim me zonën rurale të Gjirokastrës dhe me qytetin e Gjirokastrës. Mbasë këtu ndikon edhe largimi i një pjese të popullatës në Tiranë apo në Janinë,” – u shpreh Kuro.

Aktualisht qarku i Gjirokastrës po përballet me largimin masiv të popullatës dhe kryesisht të të rinjve, dukuri e cila në të ardhmen do të ndikojë në zhvillimin social-ekonomik të Jugut të Shqipërisë./Euronews

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI