Flash

Tronditet Juventus, Chiesa mungon në stërvitjen e fundit: në dyshim prezenca e tij kundër Nantes

Lapsi.al 22 February 2023
Tronditet Juventus, Chiesa mungon në stërvitjen e fundit: në

Juventus rrezikon t'i duhet të bëjë pa Federico Chiesa për ndeshjen delikate dhe vendimtare në Europa League kundër Nantes. Në fakt, anësori i Juventus nuk ka marrë pjesë në stërvitjen përfundimtare të mëngjesit të së mërkurës. Chiesa pasi ka punuar pjesërisht në grup të martën, sot bëri vetëm palestër. Prania e tij në Francë duket shumë në dyshim. Konferenca për shtyp e Max Allegrit është planifikuar për në mbrëmje, ku me siguri do të diskutohet për gjendjen e lojtarit. Tekniku e mbajti Chiesa pushim në transfertën në Spezia për shkak të lodhjes, por problemi nuk u shmang.

Lexo më tej: Video/ Kean e hapi, Di Maria e mbylli: Juventus nuk mahnit, por fiton edhe në Spezia

Lajme të tjera të mira ndërkohë në frontin e Paul Pogba. Për të dytën ditë radhazi, francezi punoi tërësisht me grupin. Kështu, numërimi mbrapsht për rikthimin e tij duket se ka nisur zyrtarisht. Do të jetë e vështirë për ta parë atë në skuadrën tashmë në Europa League, duke pasur parasysh ndalesën shumë të gjatë dhe shqetësimet e fundit. Por derbi me Torinon të martën në mbrëmje mund të jetë vendi i duhur. Kundër granatave, Pogba mund të synojë thirrjen e dytë të sezonit, pas asaj me Monzën, e ndoshta edhe debutimin e tij.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI