Flash

Video/ Në stadiumin e Eintracht tifozët e Napolit u rrahën mes tyre: shkaku është krejtësisht banal

Lapsi.al 22 February 2023
Video/ Në stadiumin e Eintracht tifozët e Napolit u rrahën mes
Një sherr i habitshëm ka ndodhur në sektorin mik mes tifozëve napolitanë gjatë ndeshjes së Champions League mes Eintracht Frankfurt e Napolit. Teksa skuadra e Spalletti luante shkëlqyeshëm në fushë, duke nënshtruar Eintracht, në tribunë, konkretisht në sektorin mik, shpërtheu sherri. Dhuna nuk shpërtheu për shkak se tifozët gjermanë ranë në kontakt me ata napolitantë. Kjo ishte ajo që i frikësonte të gjithë në orët para ndeshjes për shkak të pankartave raciste të përgatitur nga tifozët vendas. Por nuk ishte shkaku i sherrit. Arsyet ishin banale, të shkaktuara nga hyrja e disa tifozëve napolitanë pa bileta. Nuk është e sigurt se ky ka qenë shkaku, por është versioni që ka qarkulluar më shumë gjatë përpjekjes për të sqaruar ngjarjen. Megjithatë, policia ndërhyri me shpejtësi dhe e shuajti zënkën që në fillim, siç shihet edhe në videot e postuara në Twitter.

NGJARJET PARA NDESHJES

Megjithatë, një episod minimal krahasuar me atë që ndodhi jashtë stadiumit, në rrugët e Frankfurtit, gjatë ditës. Tifozët gjermanë u zunë pritë tifozëve napolitantë. Hedhje gurësh dhe sulme ndaj grupeve të tifozëve, që po shkonin drejt stadiumit për ndeshjen. Sipas mediave gjermane, janë arrestuar 12 ultras të Eintracht. Ata u ndaluan pikërisht për këto sulme. Atmosfera e tensionuar që u ndje para ndeshjes, megjithatë, nuk e prishi festën e Napolit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI