Flash

Ahmetaj flet për Alda Klosin: Nuk kam folur me të pas historisë së parave

Lapsi.al 23 February 2023
Ahmetaj flet për Alda Klosin: Nuk kam folur me të pas historisë

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur sot për herë të parë për ish-vartësen e tij Alda Klosi, e cila ndodhet pas hekurave për fshehje të pasurisë, pastrim parash dhe deklarim të rremë. I ftuar në ‘Opinion’ Ahmetaj tha se me Alda Klosin kishte pasur marrëdhënie pune korrekte, ndërsa telefonata e fundit me të ishte në tetor dhe se nuk ka folur me të pas historisë së parave në shtëpinë e pastrueses së saj.

“Jo nuk është e vërtetë! (Nuk e ka telefonuar) E dija që kryeministrit i bëre 2 pyetje. Heqja e vëmendjes është instrument. Jo nuk është e vërtetë që ka qarkulluar emri im. Janë dy-tre media. S’të kërkova ndihmë. Sa i përket personit në fjalë, Alda Klosi, s’jam te historia; përgjegjësi a është personale, se ajo është përgjigja e fundit.

Erdhi nga Ujësjellësi i Tiranës, ka shkuar te Ministria e Financave, dhe ka qenë vetëm 9 muaj aty. Në sytë e mi ka qenë një punonjëse korrekte. Ka qenë gjithçka zyrtare, kam folur vetëm në herë në telefon diku nga fillimi i tetorit. I pyesja ‘ça bëni? Ku keni nisur punë?’. Sugjerimi im ka qenë; ndiq procedurën ligjore dhe denonco. Sot ajo është para përgjegjësisë, e ka përgjegjësi para drejtësisë. I uroj që t’ja dalë”, - tha ai.

/LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI