Flash

Donin të rrihnin me rripa presidentin e Brescia, Cellino: qëllohet me armë makina e Calabro

Lapsi.al 23 February 2023
Donin të rrihnin me rripa presidentin e Brescia, Cellino: qëllohet me

Dhuna kthehet në futbollin italian e në formën më të keqe të mundshme. Në konferencën për shtyp, drejtori i përgjithshëm i Brescia Calcio, Luigi Micheli, bëri të ditur ngjarjen e rrezikshme. Ditët e fundit disa persona të panjohur kanë tentuar të sulmojnë presidentin Massimo Cellino. Një grup i vogël pseudo tifozësh e kanë pritur Cellino në dalje të qendrës sportive Torbole, të “armatosur” me rripa. Një agresion që do të pasohet me një denoncim në forcat e rendit.

Një episodi i rëndë ka ndodhur edhe në Francavilla Fontana, në provincën e Brindisit. Makina e trajnerit të Virtus (që luan në Serie C) Antonio Calabro u qëllua nga dy të shtëna, ndërsa ishte parkuar poshtë shtëpisë. Tekniku puliez ka bërë një denoncim pranë Karabinierëve ndaj personave të panjohur.

Lexo më tej: Video/ Goditi me shkelm në kokë arbitrin: futbollisti i Sao Paolos arrestohet për tentativë vrasje

Ky është shënimi i lëshuar nga Virtus: "Shoqëria mëson me shqetësim lajmin që përfshin teknikun Antonio Calabro. Ai ishte viktimë sonte e një episodi shumë të rëndë, që ndodhi nën shtëpinë e tij në Melendugno (Le). Shoqëria, komuniteti dhe i gjithë mjedisi futbollistik frankavilez shpreh solidaritetin dhe afërsinë me trajnerin Antonio Calabro, viktimë e këtij akti burracak”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI