Flash

E dhunuan malazezët në kufi, flet Petraq Milo: Shikoni me kujdes videon, unë isha në radhë

Lapsi.al 23 February 2023
E dhunuan malazezët në kufi, flet Petraq Milo: Shikoni me kujdes
Pedagogu Petraq Milo ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij në kufirin malazez nga autoritetet e Malit të Zi. Për emisionin “Good Morning Albanians”, ai tha se në momentin që është dhunuar makina e tij ka qenë në radhë. “Po të shikoni videon me kujdes, makina jonë është në radhë habitem se si nuk është evidentuar ky fakt”- theksoi ai. Pas videos së publikuar ku përdoret dhunë ndaj Milos, është bërë me dije nga mediat malazeze se efektivët janë arrestuar dhe po hetohet ngjarja. Prokurori i Ulqinit urdhëroi policinë që të arrestojë efektivët Nikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç, të cilët dyshohet se janë autorë të incidentit të ndodhur më 15 janar në pikën kufitare Sukobin–Muriçan. Drejtoria e Policisë në Mal të Zi ka njoftuar se është duke u zhvilluar procedura për përcaktimin e përgjegjësisë së zyrtarëve të Drejtorisë së Policisë, si dhe procedura para Departamentit për Kontroll të Brendshëm të Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Milo ka rënë pre e dhunës së një punonjësi të doganës malazeze së bashku me familjen e tij mes pretendimeve se nuk kishte respektuar radhën në kufi. Ngjarja ka ndodhur në 15 janar në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit.

Të këshilluara

Sot opozita në protestë para Parlamentit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë të enjten me fuqinë më të madhe përpara parlamentit, aty ku 23 deputetë të opozitës ...

08:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI