Flash

Napoli mendon që tani për festën e titullit: kreu i bashkisë Manfredi ka zgjedhur edhe sheshin

Lapsi.al 23 February 2023
Napoli mendon që tani për festën e titullit: kreu i bashkisë

"Ne po vlerësojmë një festë hipotetike të titullit kampion në Piazza del Plebiscito. Do të ishte një titull për qytetin. Do të ketë aspekte sigurie që do të duhet të vlerësohen me Komisariatin e Policisë. Duhet të jemi të aftë të kopsitim spontanitetin e këtij momenti me sigurinë e atyre që marrin pjesë. Hipoteza që po vlerësojmë është një ekran i madh në ditën e ndeshjes së fundit. Është një hipotezë realiste". Edhe Gaetano Manfredi, kryebashkiaku i Napolit, ka lënë pas çdo bestytni. “Besoj se ky titull është një titull që nuk është vetëm për aftësi sportive, por edhe organizative. Është edhe një stil, diçka më shumë, pa i zhvlerësuar dy të parët me Maradonën”, shtoi ai.

"Është diçka ndryshe sepse ka shumë nga një Napoli që dëshiron të ruajë traditën e tij dhe t'i bëjë gjërat siç duhet. Paraqitjet në Champions - vazhdoi Manfredi - tregojnë një Napoli që është lider në futboll. E që dëshiron të jetë i tillë edhe në sektorë të tjerë. De Laurentiis po e mendon fitoren e Champions. Ka skuadra shumë të forta, por mendoj se Napoli do të thotë fjalën e tij", vazhdoi ai në Radio Crc.

Lexo më tej: Video/ Në stadiumin e Eintracht tifozët e Napolit u rrahën mes tyre: shkaku është krejtësisht banal

Po mendojmë për një event në Piazza del Plebiscito më 4 qershor, kur të përfundojë kampionati. Do të jetë pjesëmarrja e Gigi D'Alessio, por është edhe idea e organizimit të grumbullimeve në lagjet individuale për të shmangur mbipopullimin në qendër.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI