Flash

Real Madrid plus 11 europiane: ja si mund të jetë Botërori për klube

Lapsi.al 23 February 2023
Real Madrid plus 11 europiane: ja si mund të jetë Botërori

Dihet se do të jenë 32 skuadra, njihet ndarja sipas kontinenteve. Do të jenë 12 evropiane, 6 amerikano-jugore, 4 aziatike dhe po aq afrikano-amerikane, 1 nga Oqeania plus një tjetër i vendit organizator. Kështu që mund të imagjinohet formati, me vetëm një siguri: Real Madrid. Të mundshme, 8 grupe nga 4 skuadra, dhe më pas eliminimi direkt duke filluar nga 1/8. Supozohet se edicioni i parë mund të mbahet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për pjesën tjetër, Botërori i ri për klube i vendosur nga FIFA, që nis në vitin 2025, mbetet mister.

HIPOTEZA E TIMES

Gazeta autoritare angleze 'Times' hedh disa hipoteza për zgjedhjen e formacioneve evropiane. Sigurisht që do të jenë 4 fituesit e Champions League nga viti 2022 deri në 2025. Në këtë pikë i sigurtë vetëm Real Madrid, që fitoi edicionin e kaluar. Po 8 të tjerat? Asgjë nuk është e sigurt për momentin. Po zhvillohen diskutime mes FIFA-s, UEFA-s dhe Shoqatës Evropiane të Klubeve për të diskutuar sistemin më të mirë të përzgjedhjes. Hipoteza më e mundshme, sipas gazetës angleze, është përdorimi i pozicionit në renditjen e UEFA-s. Kushti i vetëm është tavani i dy klubeve për çdo vend, por fituesit e Champions League nuk hyjnë në numërimin e 8 të përzgjedhurve. Pra, Spanja ka ende dy vende, pavarësisht pranisë së Real.

Lexo më tej: Botërori i klubeve me 32 skuadra: FIFA i cakton 12 vende Europës

PROPOZIMI ALTERNATIV

Për momentin skuadrat që do të zgjidheshin në bazë të renditjes aktuale do të ishin: Manchester City, Liverpool, Bayern Munich, Borussia Dortmund, PSG, Barcelona, Juventus dhe Ajax. Megjithatë, çdo zgjedhje është e detyruar të shkaktojë diskutime. Shumë mendojnë se është më e përshtatshme që zgjedhjet të bëhen mbi 4 fituesit e të gjitha kupave (Champions, Europe dhe Conference League) në periudhën katërvjeçare. Mbështetja te renditja të bëhet vetëm në rast se një ose më shumë ekipe fitojnë dy ose më shumë trofe nga viti 2022 deri në 2025.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI