Flash

E rëndë në Itali/ Shqiptari goditet për vdekje në autostradë

Lapsi.al 24 February 2023
E rëndë në Itali/ Shqiptari goditet për vdekje në

Një 42-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Albert K., u përplas nga një makinë dhe u vra në kabinat e pagesave në autostradë midis Nocera Inferiore e Sarnos në autostradën A30 Caserta-Salerno, duke shkuar në drejtim të Casertas.

Sipas zbardhjes fillestari, ai ishte anëtar i një bande që pak më parë kishte kryer një grabitje në një shtëpi.

42-vjeçari, sipas RTA Live, po kalonte autostradën në këmbë kur u godit nga një makinë me targa bullgare. Ai përfundoi në xhamin e makinës para se të binte mbi ndarëse metalike në rrugë.

Me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të urgjencës, për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë. I plagosur mbeti edhe drejtuesi i makinës që e ka përplasur për shkak të thyerjes së xhamit. Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmë rreth orës 21:45.

E tmerrshme skena në të cilën u gjend policia, e cila mbylli pjesën e autostradës për të rindërtuar dinamikën e saktë dhe për të pastruar rrugën. Albert K. ishte i njohur për forcat e rendit për precedentë penalë.

Mbrëmjen e djeshme, sipas një rikonstruksioni fillestar, ai kishte kryer një grabitje në një shtëpi në San Valentino Torio, në provincën e Salernos. Ka dy hipoteza: ose po arratisej në këmbë në autostradë, ose po arrinte me bashkëpunëtorët në një vend të paracaktuar.

Rasti po hetohet nga policia rrugore e nënseksionit të Nolës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI