Flash

Rrahja mes vajzave në Tiranë/ Policia shoqëron 5 të miturit

Lapsi.al 24 February 2023
Rrahja mes vajzave në Tiranë/ Policia shoqëron 5 të miturit

Një video e një sherri mes nxënesve në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë po bën xhiron e rrjetit. Në video shihen disa vajza që kapin nga flokët dhe godasin një tjetërpër disa sekonda derisa ajo arrin të largohet. Pas publikimit të pamjeve të përplasjes mes vajzave ka reaguar policia e Tiranës.

Në nje reagim të saj thuhet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e shtetaseve që shfaqen në video si dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Pas verifikimive të kryera për identifikimin e tyre, në bashkëpunim edhe me drejtorinë e shkollës, u bë i mundur identifikimi i një të mituri që kishte filmuar konfliktin, si dhe identifikimi i 4 të miturave të përfshira në konflikt.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në prezencë të prindërve dhe të punonjësve socialë, janë shoqëruar dhe po intervistohen 5 të mitur të moshave 13 dhe 14 vjeç (një djalë e 4 vajza).

Nga verifikimet paraprake të kryera, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur me datë 15.02.2023, në rrugën "3 Dëshmorët", dhe jo në ambientet e shkollës "Kongresi i Manastirit" – thotë policia që shton se vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit nëpërmjet shtetaseve të mitura.

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë konfliktin e tyre të degradojë deri në këtë fazë, por ajo që vihet re është se vajzat janë me uniforma dhe çanta shkolle, dhe askush aty pranë nuk ndërhyn për t’i ndarë. ©LAPSI.al

[video width="202" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/63f8c18891342.mp4"][/video]

Të këshilluara

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

11 persona kanë rezultuar pozitivë me pozitivë me COVID 19, pas 409 testimeve të kryera. Qytetarët e infektuar ndodhen në këto Bashki: 5 në Tiranë, 2 në Pograde...

18:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI