Flash

Sherr me thika në Vlorë, plagoset 52-vjeçari

Lapsi.al 24 February 2023
Sherr me thika në Vlorë, plagoset 52-vjeçari

Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një 52-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. M., 33 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. S., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i ngjarjes është vënë në pranga pas një orë ndjekje nga policia ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Vlorë

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 52-vjeçar, kapet pas një orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, 33-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes.

Sot, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. M., 33 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. S., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta policore, pas një orë ndjekjeje, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. M., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

11 persona kanë rezultuar pozitivë me pozitivë me COVID 19, pas 409 testimeve të kryera. Qytetarët e infektuar ndodhen në këto Bashki: 5 në Tiranë, 2 në Pograde...

18:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI