Flash

Çështja San Siro, Zhang tërbohet me Cardinale: Inter kërkon sqarime për lëvizjen e Milan

Lapsi.al 25 February 2023
Çështja San Siro, Zhang tërbohet me Cardinale: Inter

Çështja San Siro vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Milano dhe, padyshim, përfshin Inter dhe Milan. Kuqezinjtë janë gati të braktisin idenë e Katedrales në vend të impiantit aktual, për shkak të vonesave burokratike. Lëvizjet e tyre nuk i kanë pëlqyer zikaltërve, të cilët kanë kohë që kërkojnë sqarim nga RedBird dhe Gerry Cardinale. Si shpjegon Gazzetta dello Sport, Zhang kurrë nuk arriti të merrnte një takim për të biseduar ballë për ballë për këtë çështje.

Në veçanti, Steven Zhang raportohet si shumë i irrituar. Marrëdhëniet me Elliott kishin qenë shumë të mira që nga viti 2019. Atëherë të dy klubet u nisën krah për krah në projektin e stadiumit të ri të përbashkët. Pronari i ri i Milan, nga ana tjetër, nuk i është përgjigjur kurrë propozimit të një takimi për të përcaktuar një strategji të përbashkët për Katedralen. Një “vrazhdësi institucionale” që familja Zhang nuk e priste dhe që mund të çojë në prishjen e palëve. Për më tepër, në Viale della Liberazione emrat e planeve të mundshme B të kuqezinjve kanë rritur konfuzionin në këtë kuptim.

Lexo më tej: Milan, lamtumirë San Siro: tre rrugët për një të ardhme pa Inter

RRUGË TË NDARA MES MILAN E INTER

Milan ka tre rrugë të përshkueshme: Sesto San Giovanni, San Donato, Rozzano ose ndoshta hipodromi La Maura jo shumë larg Mezza. Në fakt, më parë duhen vlerësuar ndikimet në llogaritë e klubit kuqezi. Një gjë është të ndaheshin 600 milionët e Projektit Katedrale, një tjetër është të ndërtosh vetë impiantin. E ndërkohë, edhe Inter po mendon të bëjë të njëjtën gjë.

Nëse RedBird vendos të veprojë i vetëm dhe Bashkia nuk lehtëson zgjidhjen e çështjes San Siro, zikaltrit do të zgjedhin të ndërtojnë stadiumin e tyre në një zonë tjetër. Kështu, Meazza do të mbetet në këmbë, por pa futboll. Një perspektivë që pakkush e pëlqen, por që javë pas jave duket se qëndron si një zgjidhje për të mos u hedhur poshtë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI