Flash

Juventus projekton vitin 2024: Allegri në krye të pankinës, Di Maria ylli i bardhezinjve

Lapsi.al 25 February 2023
Juventus projekton vitin 2024: Allegri në krye të pankinës, Di

Ka ende shumë variabla në lojë për të gjykuar sezonin e Juventus. Para së gjithash, më shumë se tre muajt e sezonit për t'u luajtur. Në lojë, ringjitja në kampionat dhe perspektiva në Coppa Italia dhe Europa League. Pastaj e gjithë pjesa josportive, me apelin për penalitetin prej 15 pikësh dhe frontet e reja që mund të hapen edhe në nivel UEFA. Por klubi i Juventusit tashmë po planifikon sezonin e ardhshëm. E duket se ka dy pika fikse: Massimo Allegri fari në pankinë dhe Angel Di Maria ylli i ekipit dhe lider në dhomat e zhveshjes.

Gjithçka nis nga puna e trajnerit toskan. Allegri, pa penalitetin, do të kishte grumbulluar deri tani 47 pikë, vendi i dytë pas Napolit të pakapshëm. Në frontin evropian, djeg eliminimi i parë në karrierën e tij në fazën e grupeve të Champions League. Kjo mund të zbutet nga një ecuri e mirë në Europa League. Fitorja në Nantes ka hapur perspektiva të reja. Pa harruar Kupën e Italisë, një tjetër front që mund të çojë në një kualifikim europian.

Lexo më tej: Video/ Di Maria i merr topin Nantes: trigolëshi i Fideo kualifikon Juventus, PSV i shkon afër përmbysjes

KËRKESA E PARË E MAX ALLEGRI...

Kërkesa e parë e Allegri në këtë kuptim është konfirmimi i Di Maria. Argjentinasi mbërriti me një kontratë njëvjeçare, me synimin për ta mbyllur karrierën në shtëpi, me Rosario Central. Megjithatë, Fideo nuk ia ka mbyllur kurrë derën një rinovimi. Në Torino ndihet mirë dhe nuk është për t'u habitur - shpjegon Gazzetta dello Sport -. Në ditët në vijim pritet një mbledhje merkato mes klubit dhe trajnerit, ku Di Maria do të jetë prioritet. Tekniku e sheh argjentinasin si referencë në fushë për klasin, por edhe në dhomat e zhveshjes, duke pasur parasysh karizmën dhe përvojën e tij. Paraqitjet e javëve të fundit, 6 gola në 7 ndeshje, kanë fshirë edhe dyshimet për gjendjen fizike dhe motivimin e Di Maria.

Shumë do të varet edhe nga kualifikimi apo jo në Europë. Pesha e kontratës së argjentinasit në buxhetin e Juventusit, në këtë rast, do të jetë më e menaxhueshme me të ardhurat e UEFA-s. Një tjetër dorë do të vinte edhe nga Dekreti i Rritjes. Me vitin e dytë në Itali do të fillonte subvencionimi në bruto. Në çdo rast oferta do të ishte më e ulët se marrëveshja aktuale (6 milionë euro plus bonus). Një Di Maria-bis nuk duket më aq e pamundur sa ishte vetëm disa javë më parë...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI