Flash

Milan, lamtumirë San Siro: tre rrugët për një të ardhme pa Inter

Lapsi.al 25 February 2023
Milan, lamtumirë San Siro: tre rrugët për një të ardhme

Plani për një San Siro të ri nuk po merr kuota. Në fund të shkurtit 2023, nuk është marrë ende një vendim përfundimtar. Pengesa e fundit në rend kronologjik është ajo e kufizimit. Kështu nuk mund të nisë projekti i paraqitur më shumë se tre vjet më parë nga Milani dhe Interi. E tani, sipas La Gazzetta dello Sport, klubi kuqezi ka vendosur për një zhvillim epokal. Milan do t'i japë lamtumirën stadiumit ku ka luajtur gjithnjë, duke ndërtuar të ardhmen në një impiant të ri. Sigurisht, më modern dhe funksional, por që nuk do të ndahet më me kushërinjtë zikaltër.

Një shtëpi ekskluzivisht e kuqezinjve. Premier League ka treguar se një stadium në pronësi është burimi kryesor i të ardhurave për një klub të madh. E sepse Milani sot ka një pronësi solide që po ngjit renditjen buxhetore dhe është gati për një investim milioner. Shumë pasiguri rreth të ardhmes së Interit. Fondi Oaktree pret shlyerjen e huazimit që i ka dhënë Zhang, përndryshe bëhet pronar i aksioneve.

TRE HIPOTEZAT PËR STADIUMIN E RI TË MILAN

Kështu, më mirë të vazhdosh pa një klub me një të ardhme të pasigurt ekonomike. Sipas gazetës rozë, janë tre rrugë që RedBird po shqyrton. E para është më e njohura, ajo që të çon në zonën e e Sesto San Giovanni. Një kontekst privat që do të anulonte të gjitha vonesat burokratike të Bashkisë.

Një tjetër mundësi e konsideruar jashtë Bashkisë së Milanos do të çonte në bashkinë e San Donatos. Por të dyja hipotezat do të kishin disavantazhin e nxjerrjes së stadiumit jashtë qytetit. Ndërsa mënyra e tretë do ta kthente klubin pranë San Siros. Pikërisht në "La Maura", një tokë prej 75 hektarësh në pronësi të FCMA dhe aktualisht përdoret për stërvitjen e kuajve.

Do të ketë vlerësime të mëtejshme. Do të vlerësohen tre mundësitë, por tashmë vendimi duket se është marrë. Historia e dashurisë mes Milan dhe legjendarit San Siro është e destinuar të marrë fund.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI