Flash

Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Lapsi.al 25 February 2023
Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Turqia duket se nuk do të gjejë qetësi prej tërmeteve që e kanë goditur këtë vend muajin e fundit. Një tërmet me magnitudë 5.3 ballësh të Rihterit ka dridhur qytetin e Nigdes.

Thellësia e tërmetit raportohet se ishte shtatë kilometra. Drejtori i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Yunus Sezer deklaroi se tërmeti me magnitudë 5.3 ballësh nuk shkaktoi asnjë viktimë apo dëm material ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth.

Kryebashkiaku i Nigdes, Emrah Ozdemir, ka pohuar se momentalisht nuk ka raportime për viktima gjersa konfirmoi se tërmetet e 6 shkurtit kanë dëmtuar 30 ndërtesa dhe se të gjitha duhet të shemben sepse më nuk janë të banueshme. Ndryshe, dy tërmete të fuqishme që goditën shtetin turk dhe sirian kanë shkaktuar vdekjen e mbi 50 mijë personave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI